KMR

Çfarë e lidh sheqerin me seksin?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për dëmet që shkakton sheqeri në shëndetin tonë. Një rrezik nga konsumimi i tepërt i sheqerit është prekja nga diabeti i tipit 2. Shumë pak prej nesh e dinë se diabeti i tipit 2 mund të shkaktojë dëme të parikuperueshëm për shëndetin tonë, siç janë verbëria, sulmet në zemër dhe probleme me këmbët.

Megjithatë, diabeti i tipit 2, që shkaktohet nga konsumimi i tepërt i sheqerit, mund të ndikojë seriozisht edhe në jetën tonë seksuale. Një studim i fundit i kryer në Britani të Madhe, ka dalë në konkluzionin se diabeti 2 shkakton ulje të ereksionit.



Kjo ndodh për shkak se niveli i lartë i sheqerit në gjak shkakton dëmtime tek nervat dhe enët e gjakut, duke zvogëluar ndjeshmërinë. Gjithashtu, diabeti i tipit 2 ndikon edhe në funksionimin e keq të jetës seksuale të grave. Sipas studimit, dëmtimi i shkaktuar në enët e gjakut, ndikon në furnizimin me gjak të organit seksual. Kjo bën që ndjeshmëria të ulet dhe për pasojë gratë mund të kenë vështirësi në arritjen e orgazmës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas