KMR

Çfarë duhet të dini para se të pini pilulën e emergjencës

Specialistja e gjinekolgjisë, Doktoresha Maribel Dextre, thotë se në raportet e pambrojtura seksuale rreziku për shtatzëni të padëshiruar ekziston në 35 përqind të rasteve .
Kontraceptivi i emergjencës është një metodë që nuk duhet përdorur shpesh, sipas saj.

Gjithashtu ajo shton se pilula nuk e parandalon shtatzëninë e padëshiruar nëse përdoret në mënyrën e gabuar, që do të thotë nëse pihet pasi kanë kaluar 72 orë nga raporti i pambrojtur.
Aktualisht këshillohet një dozë rreth 1.5 mg levonorgestrel, që merret brenda 72 orëve nga kryerja e marrdhënieve të pambrojtura. Thuhet se medikamenti ka më shumë efekt nëse merret pas 6 ose 10 orësh.



Sa i takon përdorimit të kontraceptivit të emergjencës është e nevojshme të dimë që:

Nuk është metodë zëvendësuese për kontraceptivët normalë, kjo sepse ka efekte anësore më shumë se ta.

Nuk mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Mund të ndikojë ciklin menstrual të shkaktojë çrregullime ose vonesa, përpos kësaj nëse keni vonesa për më shumë se tre javë duhet të bëni një test shtatzënie, sepse nuk është normal si efekt anësor i pilulës së emergjencës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas