Mapo Format

Çfarë do realizojë Shkololli, projektet e tij apo të Kumbaros?!

Nuk kanë konverguar në një pikë “planet” e ministres së Kulturës dhe drejtorit të ri të Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkolollit. Duke preferuar vetëm mediat vizive, zyrtarisht dje Kumbaro ka shoqëruar në ditën e parë të punës Shkolollin, ku krahas urimit ka shpallur planet e saj për Galerinë.

Nuk kanë konverguar në një pikë “planet” e ministres së Kulturës dhe drejtorit të ri të Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkolollit. Duke preferuar vetëm mediat vizive, zyrtarisht dje Kumbaro ka shoqëruar në ditën e parë të punës Shkolollin, ku krahas urimit ka shpallur planet e saj për Galerinë. Nuk ka qenë asnjëherë dyshuese se deri tani vendimet për drejtues të institucioneve kulturore janë politike, si edhe ky rast. Në të kundërtën Shkolollit do t’i jepej më shumë hapësira për të folur mbi platformën, nëse ka paraqitur për katër vitet e mandatit të tij në krye të GKA-së!



Me garancinë e një CV-je ideale të Shkolollit, Kumbaro e ka cilësuar si një moment të ri për institucionin kombëtar të artit pamor, duke deklaruar se një nga projektet më të rëndësishme të saj është rikonstruksioni i Galerisë. Mundësinë e kësaj deklarate ministrja e Kulturës e ka patur edhe para katër viteve, kur me të njëjtin entuziazëm prezantoi drejtorin e emëruar Artan Shabanin, i cili nuk ka reshtur së ankuari mbi mjerimin e Galerisë. Por është shpërfillur. A do ta durojë këtë Shkololli nëse historia përsëritet, ashtu si Shabanit?!

Dje ishte hapi i parë, kur Kumbaro deklaroi se po përgatitet projekti i rikonstruksionit të galerisë. Shkololli, sigurisht që nuk ka në duar paratë për të folur aq lirë sa do, ka kaluar në paraqitjen e ambicies së tij, duke folur si artist kurator për një të ardhme të artit pamor shqiptar, dhe jo si një menaxher. Duke e specifikuar se puna e tij do të jetë e një ndërmjetësi për njohjen e artit shqiptar jashtë kufijve, Shkololli ka vizionuar punën e tij për ta fokusuar në këtë moment të skenës artistike, duke u shprehur se: “Besoj se në këto momente skena artistike, arti shqiptar dhe Shqipëria vet, marrin një kahje të jashtëzakonshme në skenën artistike ndërkombëtare. Mendoj se vizioni im për këtë galeri, do të jetë po ky aspekt, ku do të shtyjë artin pamor që të ketë këtë hov në skenën ndërkombëtare, por gjithmonë dhe asnjëherë pa i harruar talentet vendorë, që besoj se kanë kontribuar më së miri me produktin më të mirë, që mundet t’i japë dikush shtetit në nivel ndërkombëtar. Besoj se kjo është qasja që GKA duhet të formojë në të ardhmen, për vitet që na presin”.

Ashtu si me Teatrin e Operas, Teatrin Kombëtar edhe me Galerinë, ministrja Kumbaro ka marrë përsipër “transformimet” pa nxjerrë asnjë zë drejtuesit e saj, duke u aneksuar thjesht në punëmarrës, sa për të shtyrë sezonet artistike, dhe pse mund të kenë një faturë të “pakontrolluar” financiare.

Ndërsa duket pa kuptim edhe entuziazmi i ministres kur flet për “hapjen e skenës”, dhe “mbështetur në mënyrë institucionale artin dhe kulturën”, kur është në vazhdën e mandatit të saj të dytë në krye të Ministrisë. Arti sigurisht që ka nevojë për skena të mëdha, por jo aq të mëdha sa duhet të propagandojë Kumbaro duke lënë pas dore, pjesën më esenciale, lëvizjen e tij në gjendje të lirë, siç është tregu. Duke përqendruar vëmendjen vetëm tek institucionet publike që administrohen, e orientohen nga shteti, skena e pavarur kulturore është varfëria dhe “armiku” në politika.

 Shenjat e një diktati të patolerueshëm të politikës mbi institucionet kulturore po jepen, por jo në kahun për të çliruar konkurrencën. po kush të vjelë nga kjo marrëdhënie e rrallë që vazhdon të ndodhë në vendin tonë, prej kohës së komunizmit./V.Murati

 

Bio

Erzen Shkololli është artist dhe kurator. Nga viti 2011 deri në vitin 2015 ka drejtuar Galerinë Kombëtare të Kosovës, periudhë gjatë të cilës mundësoi pjesëmarrjen për herë të Kosovës në Bienalen e Venecias. Gjithashtu, në krye të fondacionit “Unë e du Kosovën” ka punuar për nxitjen e zhvillimit kulturor e social përmes mbështetjes në fushën e kulturës, trashëgimisë, teknologjisë dhe sporteve në Kosovë. Në aktivitetin e tij si kurator Erzen Shkololli ka kuruar një numër të madh ekspozitash si në Kosovë, Shqipëri dhe Europë, së fundmi si këshilltar kuratorial i ekspozitës “Dokumenta 14”, e cila u hap vitin që shkoi në Athinë dhe Kassel. Gjatë vitit 2016 Shkololli ka qenë këshilltar kuratorial në Tiranë në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas