Kryesore, Politika

Çfarë bisedoi Xhafaj me Donald Lu, dhuratat që shkëmbyen…

Zbardhet takimi mes Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ambasadorit në ikje të SHBA-ve Donald Lu. Mësohet se Xhafaj dhe Lu diskutuan mbi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe sukseset e përbashkëta të arritura, si: reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, reformimi në proces i Policisë së Shtetit etj.

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë takimit shprehu vlerësime për bashkëpunimin dhe rolin e posaçëm të ministrit Xhafaj, në kohën kur drejtonte Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi, si dhe lidershipin politik të këtij të fundit, në kuadër të luftës që Shqipëria po bën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe kultivimit të narkotikëve në veçanti.



Përfaqësuesit e Uashingtonit zyrtar konfirmuan mbështetjen në vijimësi për operacionin “Forca e Ligjit”, duke synuar përfshirjen më të madhe të agjencive ligj zbatuese amerikane, për rezultate konkrete. Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin e Policisë shqiptare me agjencitë DEA dhe FBI. Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe nevoja për thellimin e këtij bashkëpunimi ishte një tjetër pikë e diskutimit.

Mësohet se një tjetër pike me interes nga të dyja palët ishte dhe Vetting-u në Policinë e Shtetit, ku Ministri informoi për ecurinë e procesit. Gjithashtu u fol për implemtimin e sistemit ‘PISCES’ të hyrje-daljeve në Pikat e Kalimit Kufitar, i cili do të integrohet bashkë me sistemin aktual ‘TIMS’, në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, për të rritur elementët e sigurisë.
Lu shoqërohej nga zv.ambasadorja e re Leyla Moses-Ones dhe përfaqësues të agjencive ligj zbatuese pranë kësaj ambasade.

<
>
25a56b89-210a-4cbb-913b-ecc843c49772 162e1436-70ee-46c4-8fe7-ee5266b17f69 24173d26-eb86-418f-9c07-5c4e77574d78 c92dcd9e-64b5-4db1-a82e-c32e1d9537bf
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas