Kryesore

Çështja “Habilaj”, gazetari italian: Makina u shit në të zezë nga Tahiri, ja pozicioni i ish-ministrit

Gazetari i ‘Meridionews’ Dario De Luca që publikoi dosjen e përgjimeve të grupit “Habilaj” ka thënë se Moisi Habilaj ka pranuar se është i përfshirë në trafik.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në Vizion Plus, gazetari italian thotë se Moisi Habilaj ka pranuar që makina është shitur në të zezë nga Tahiri. “Mund të ketë arrestime të tjera për këtë operacion, pas deshmisë së një të penduari. Nazer Seiti? Ende nuk dimë asgjë cilët janë avokatët e tij. Dimë që edhe ai do të flasë përpara prokurorëve”, tha  De Luca.



Më tej ai sqaroi se Moisi Habilaj ka përjashtuar çdo lidhje të Tahirit me trafikun e drogës. “Moisi Habilaj ka pranuar se është i përfshirë në trafik. Ka pranuar që makina është shitur në të zezë nga Tahiri.  Moisi Habilaj ka folur me prokurorët. Ai ka përjashtuar çdo lidhje të Saimir Tahirit në trafikun e drogës”, deklaroi  gazetari i ‘Meridionews’ Dario De Luca.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas