Kronika

Cërrik, 53-vjeçari tenton të përdhunojë 73-vjeçaren në banesë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Cërrik ku një 53-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një grua të moshuar.

Policia raporton se ka arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin Tahir Allkja i cili hyri me forcë në banesën e 73-vjeçares me inicialet R.T.



Ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të moshuarën. Në momentet e sulmit gruaja ishte e vetme në banesë.

Pasi mori njoftimin për ngjarjen, policia u vu në lëvizje dhe prangosi Allkjan.

53-vjeçari rezulton person me precedentë penalë. Ai është dënuar në të shkuarën për dhunë në familje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas