Kryesore, Rajoni

Ceremonia e lamtumirës për Demaçin, Meta: Bac Ademi, Mandela i Europës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është bërë pjesë e ceremonisë mortore dhe homazheve shtetërore në nder dhe respekt të Adem Demaçit.

Gjatë fjalës në ceremoninë zyrtare Meta tha se Demaçi do të mbetet përherë heroi i rezistencës për liri. Teksa e cilësoi si model të përkushtimit ndaj Atdheut, kreu i shtetit tha se e gjithë bota Demaçin e njohu si Mandelën e Europës.



“I dashur bac Adem, ti ia dole të sfidojë. Pasi ti ishe Adem Demaçi i Kosovës, i Shqipërisë. Europa të njohu si Mandela shqiptare, Ti ke qen dhe je Adem Demaçi shqiptar, dhe maratonamku shqiptar. Je shkrimtari, gazetari, politikani i veçantë dhe humanisti i shquar. Ti je Adem Demaçi. Sot dhimbja është e madhe. I lehtë të qoftë dheu në Kosovë, që aq shumë e deshe”, tha Meta.

Ndërkohë, mësohet se pas homazheve shtetërore në Prishtinë, Demaçi do të përcillet për në banesën e fundit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas