KMR, Te Vecanta

Çelësi i lumturisë: Ja disa gjëra që duhet t’i dimë (sidomos ne shqiptarët)

Sot është “Dita Ndërkombëtare e Lumturisë” dhe ajo vjen pak ditë pasi një sondazh tregoi se shqiptarët janë ndër njerëzit më pak të lumtur në botë.

Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.



Por çfarë nënkupton lumturia për njerëzit si Michael Busseri, asistent profesor i psikologjisë në Universitetin Brock, i cili ka bërë studime në këtë fushë?

“Në pjesën më të madhe, lumturia varet nga vetë fakti se si njerëzit e definojnë atë”, ka thënë Busseri, i cili pranon se nuk e ka përgjigjen magjike.

“Disa njerëz e imagjinojnë lumturinë si diçka që ndodh nga momenti në moment, nga minuta në minutë dhe në rastet kur ndihen pozitivisht apo negativisht. Të tjerët e imagjinojnë lumturinë më shumë si një veçori karakteri – është pjesë e personalitetit të tyre dhe e bartin atë me vete në çdo eksperiencë që përjetojnë”, thotë ai.

Në disa studime të tjera, të kryera gjatë viteve të fundit, lumturia është zhvilluar bazuar në idetë e vetë mënyrës së jetesës, nëse ajo është me kuptim dhe me qëllim.

Por një përgjigje e vetme dhe definitive nuk është nxjerrë asnjëherë.

Sipas një studimi të University of Otago, Zelanda e Re, të botuar kohët e fundit te ‘Revista e Psikologjisë Pozitive’, për të qenë të lumtur, mjaftojnë disa aktivitete të thjeshta, kreative dhe relaksuese si piktura, poema ose kënga, përpjekja për një recetë të re, thurja me grep etj.

Sipas disa kërkuesve të tjerë në Kaliforni, ekziston edhe një moshë e lumturisë dhe ajo është mbi 40 vjeç, pavarësisht sëmundjeve dhe rënies së moshës.

Të famshmit për Lumturinë

“Numëroni moshën sipas miqve, jo sipas vjetëve. Vlerësoni jetën sipas buzëqeshjeve, jo sipas lotëve”. (John Lennon)

“Çdo minutë zemërimi ju shkakton humbjen e gjashtëdhjetë sekondave lumturi”. (Ralph Waldo Emerson)

“Lumturi është kur ajo që mendoni, ajo që thoni dhe ajo që bëni janë në harmoni”. (Mahatma Gandhi)

“Lumturia nuk është diçka që ju ofrohet si e gatshme. Ajo vjen nga vetë veprimet tuaja”. (Dalai Lama XIV)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas