KMR

Çdo femër duhet të mësojë sekretet që fsheh ‘zogu’ i saj…

Edhe pse mund të mendoni që dini gjithçka mbi vaginën, asnjëherë ato nuk janë të mjaftueshme duke qenë se është një pjesë e trupit shumë “misterioze”.

Prandaj duhet të uleni dhe të lexoni se si funksionon vagina, sa e shëndetshme është etj etj.



Lexoni 5 fakte të rëndësishme që duhet t’i dini për vaginën:

1. E para e punës, po e përdorim gabim fjalën “vaginë”:

Vagina është vetëm pjesa e muskujve, kanali elastik nga qafa e mitrës tek himeni. Ne e përdorim fjalën vaginë për të gjithë pjesën intime femërore. Në fakt, termi që duhet përdorur për pjesën e jashtme është vulva, që përfshin klitorin, uretrën, buzët e jashtme dhe të brendshme si edhe pubisi.

2. Klitori është më shumë i ngjashëm me penisin se ç’mund ta merrni me mend:

Klitori ka kokën dhe boshtin, si një penis. Edhe pse shumë herë më i vogël, klitori ka dyfish më shumë nerva se penisi. Ashtu si penisi dhe organe të tjera të trupit të njeriut, ka madhësi të ndryshme por zakonisht klitori është pak më pak se 1 cm i gjatë.

3. Himeni është krejt i pavlerë, madje mund të pengojë zhvillimin normal:

Nuk është një organ “ndershmërie”: Pasi formohet embrioni, zhvillohet edhe cipa e himenit rreth pjesës së brendshme të vaginës. Kur himeni nuk është i hapur ose pjesërisht i hapur, vajzat e reja mund të kenë probleme me hormonet dhe ciklin.

4. Gjatë eksitimit, vagina mund të ndryshojë masë dhe formë:

Zakonisht vagina ka një gjatësi 7-10 cm. Por kur je e eksituar, uterusi ngrihet lart, çfarë ndryshon pozicionin e cerviksit, duke e bërë vaginën më të gjatë. Megjithatë, ndryshojnë vetëm pjesët e brendshme të vaginës, jo ajo e jashtmja.

5. Shumë gra nuk e kalojnë orgazmën me penetrim:

Shumë studime tregojnë se shumë gra nuk e arrijnë dot orgazmën vetëm përmes penetrimit. Ka studime që tregojnë që bëhet fjalë për 25%-35%. Megjithatë ekspertët përsërisin që nuk duhet të ndiheni keq, sepse ka shumë mënyra të tjera për të arritur orgazmën. S’është e thënë vetëm me penetrim! Për shembull, gjatë penetrimit mund të stimuloni edhe klitorin: ka shumë nerva aty!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas