Aktualitet

Bushati uron vitin e ri shkollor nga Velipoja: Ta ruajmë shkollën si një pasuri të përbashkët

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut Shkodër në ditën e parë të shkollës ka qenë me nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollës së rikonstruktuar “Nikollë Zogorjani”.

Ministri Bushati duke u uruar një vit të mbarë shkollor, tha se ambientet e reja të kësaj shkolle duhen ruajtur si një pasuri e përbashkët. “Shpresoj që nxënësit, mësuesit dhe komuniteti i prindërve do ta mirëmbajnë shkollën si një pasuri të përbashkët”, u shpreh Bushati.



Ai falënderoi donatorin që bëri të mundur që shkolla e degraduar të ofrojë kushtet e duhura për mësuesit dhe fëmijët. “Dua të falënderoj dhe kompaninë që ka bërë dhurimin për këtë shkollë. Unë jam thjesht njeriu që jam përpjekur me kompaninë që të bëjë këtë lloj donacioni se jemi në kushtet e një filantropie”, tha ministrit Bushati.

Bushati falënderoi dhe kolektivin e mësuesve, si staf i përkushtuar në përgatitjen e brezit të ri. 370 nxënës të kësaj shkolle do të mësojnë në ambientet tërësisht të reja të kësaj shkolle, të cilat me iniciativë të ministrit Bushati dhe mbështetje e financim të Dr. Abdullah Al Hadi, kreu i Gulf Mining Group, nga Oman, është bërë i mundur rikonstruksioni i plotë, me një vlerë prej 340 milionë lekë.

Fenomeni i braktisjes së shkollës në Velipojë as nuk ekziston si term edhe pse, një pjesë e mirë e famileje jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas