Aktualitet

Bushati takon Nënsekretarin e Shtetit Mull: SHBA mbështet vijimin e reformave

SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, si edhe vijimin e reformave të brendshme në vend. Garancia i është dhënë ministrit të jashtëm Ditmir Bushati nga nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike, Stephen Mull në Uashington DC.

Në takimin me Nënsekretarin Mull, Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për sa i përket zbatimit të reformave e kryesisht asaj në gjyqësor, si dhe në garantimin e sigurisë e stabilitetit në rajonin e Ballkanit. SHBA-të duhet të vazhdojnë të jenë prezentë në Ballkanin Perëndimor, theksoi Bushati, jo vetëm si faktor paqeje dhe sigurie por dhe si kundërbalancues i ndikimit të fuqive të treta në rajon.



Nga ana e tij, Nënsekretari Mull theksoi rëndësinë strategjike që SHBA-të i japin integrimit të Shqipërisë në BE dhe vazhdimit të zbatimit të reformave të brendshme. Me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, ministri Bushati ndodhet në Uashington DC për të marrë pjesë në Ministerialin mbi “Lirinë Fetare”. Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Bushati zhvilloi dhe një takim me Senatorin Roger Wicker, Kryetari i Komisionit OSCE-Helsinki.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas