Politika

Bushati: Kritika e Qosjes, “gur prove” mbi drejtësinë e kursit të mendimit shqiptar

Akademiku Rexhep Qosja, është shpallur “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe dhe i pranishëm në ceremoni ishte dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Bushati vlerësoi këtë titull për Akademikun Qosja si tregues se “historia nderon pakicën e veçantë që shumica nuk mund ta harrojë”.



Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, mendimet e tij të mprehta dhe autokritika e pashoq ka bërë që klasa politike shqiptare në të dyja anët e kufirit të gjejë te kritika e Profesor Qosjes një lloj “guri prove” mbi drejtësinë e kursit të mendimit dhe veprimit shqiptar.

Duke iu referuar veprës së profesor Qosjes, Ai tha se është “në kërkim të së vërtetës, edhe në kohëra kur e vërteta ishte ilegale, ai është shembulli perfekt i thënies se “pena është më e fortë se shpata”.

Rexhep Qosja nderohet me titullin “Qytetar Nderi”, i Malësisë së Madhe me motivacionin “Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithësi dhe kontributin e tij në themelimin e shtetit të Kosovës”.

Në një ceremoni të organizuar në Bashkinë e Malësisë së Madhe, Rexhep Qosja nuk i fshehu emocionet për këtë titull që i preku mendjen dhe ndjenjat.

“Na flisnin baballarët për Shkodrën sepse aty, në Shkodër, kishin mbërritur si refugjatë pas pushtimit të Luginës së Plavës e Gucisë prej Malit të Zi në pranverë të vitit 1913”,- tha ai./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas