Aktualitet

Bushati-drejtorëve: Jemi votuar për t’u shërbyer, përgjigjuni qytetarëve!

Nga Puka ku ka zhvilluar turin e llogaridhënies “Për Shqipërinë që Duam”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është ndalur dhe tek ndihma ekonomike.

Ai tha se ka persona që penalizohen pa të drejtë dhe për këtë kërkohet më shumë vëmendje, duke i kërkuar drejtorëve dhe të zgjedhurve vendorë të jenë në lartësinë e detyrës.



“Jemi votuar me zotimin për t’u shërbyer qytetarëve”, nënvizoi Bushati.

Ministri diskutoi me banorët e zonës për problematikat dhe shqetësimet e tyre. Disa nga çështjet shqetësuese për komunitetin kishin të bënin kryesisht me punësimin dhe ndihmën sociale.

Më tej, ai renditi disa nga investimet e bëra në bashkinë e Pukës dhe konfirmoi se qeveria ka plane të qarta për zhvillimin e zonës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas