Politika

Bushati: Akuzat e Berishës për marrëveshjen e detit, ekzaktësisht ato që bëri vetë më 2009

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë nje interviste për ABC News ka folur per situaten politike,negociatat me Greqine, integrimin dhe debatin qe ka shperthyer per refugjatet e lindjes se mesme.

Mes te tjerash ai tha se qeveria shqiptare është e gatshme të përgjigjet, bazuar tek solidariteti dhe proporcionaliteti në këtë situatë, por pa kaluar kapacitet.



Nderkohe qe ne lidhje me akuzat e Berishes per marreveshjen me Greqine, Bushati tha se ish kryeministri ben pikerisht akuzat per ato qe ka pasur vete ne marreveshjen e vitit 2009 qe nenshkroi me palen greke.

 

Milori: Një tjetër moment ku duket sikur vota greke do të jetë vendimtare është pikërisht momenti i bisedimeve që kemi me Greqinë, deri ku janë bisedimet dhe do doja të dija cilat janë vijat e kuqe të vendosura nga qeveria jonë?

Ministri Bushati: Bisedimet kanë hyrë në një fazë dhe më intensive sidomos pas dhënies së autorizimit nga ana Presidentit të Republikës dhe lëshimit të plotfuqishmërisë nga ana ime për ekipin qe është ne tryezën për anetaresim, për sa i përket marrëveshjes qe ne shpresojmë te arrijmë me palën greke për kufizimin e zonave detare kam parasysh detin territorial zonën ekonomike dhe shtratin  kontinental si kundër vazhdon puna paralelishte edhe me çështjet e tjera te asaj qe ne e kemi konsideruar si paketa e marredhenieve Shqiptaro-Greke, kujtoi këtu ceshtjen e gërmimeve ne vendprehje për ushtaret grek, çështjen e heqjes se rezerves apostile qe i kursen bashkëqytetareve tanë qe jetojnë ne Greqi një shume te konsiderueshme parash rreth 4-5 milion euro vit, kujtoi këtu firmosjen e marrëveshjes per njohjen e ndërsjellët per patentat dhe jemi duke punuar dhe per dy marrëveshje te tjera qofte për marrëveshjen per incidentet kufitare krahas marrëveshjes për përcaktimin apo kufizimin siç quhet ndryshe te zonave detare.

Milori: Ka akuza te ngritura nga ish-kryeministri Berisha iu referohet burimeve te tre fishta thote zoti Berisha, po citoi ate qe ka thënë. Greken ne menyrën me arrogante dhe prepotente i kane dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen përfundimtare dhe i kane thënë: merreni se për të nuk ka asnjë koment apo diskutim pra nuk mund ta argumentojmë dhe diskutojmë iu është ofruar një marrëveshje nga pala greke të cilën pala shqiptare nuk duhet më të negocioj?

Ministri Bushati: Eshte një nga ato te pavërtetat e shumta qe thotë Sali Berisha, e para është e rëndësishme te kuptojmë si ka nisur ky proces, ky proces ka nisur rreth 10 vite me pare ne 2009 u arrit një marrëveshje apo diku nga fundi u godit Gjykata Kushtetuese sot jemi ne vitin 2018 pra ka rreth 10 vite. Nuk ka me diçka te panjohur për palën shqiptare apo palën greke,ripërpjekjet tona te para kane qene për te diskutuar me palën greke rrugën se si ne mund te gjenim një zgjidhje te pranueshme për te dyja palët dhe besoje se dhe për me optimistin ka qene e paimagjinueshme qe ne do te uleshim serishtë me palën greke për te diskutuar një marrëveshje te re.

Sot jemi ne kushtet kur po diskutojmë një marreveshje te re eshte jashte cdo llogjike te mendohet qe ne po ulemi ne tryeze perteberete njejtat gabime qe na i vene ne dukje Gjykata Kushtetuese na pelqen apo jo vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese eshte finale dhe e padiskutueshme per ne apo te shkojme ne nje marreveshje te mundshme per palen greke e cila mund te jete si ajo e 2009 apo me e disfavorshme se e 2009-es pra biem dakort se me palen greke jemi ulur per te gjetur nje zgjidhje e cila duhet te jete e pranueshme per te dyja palet dhe dicka e pranueshme per te dyja palet merr reference te drejten nderkombetare, precedentet e saj sepse ka disa precedent merr referenc ne gjykimin tone jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese e cila eshte e detyrueshme per ne jo per palen greke sese eshte nje gjykate qe na detyron ne dhe jo palen greke…

Ae po shkojmë shpresoj në mënyrë të qëndrueshme drejt një zgjidhje e cila do të jetë e drejtë për të gjitha palët sepse në fund të ditës duhet të kemi një marrëveshje e cila të zbatohet në praktikë. Dhe që të zbatohet në praktikë, të dyja palët duhet të dalin me shijen e mirë nga ky proces.

Milori: Pra bisedimet vazhdojnë, nuk është se palës shqiptare i është imponuar ndonjë marrëveshje dhe…

Ministri Bushati: Absolutisht jo. Edhe sikur një gjë e tillë të pretendohej edhe një grimcë të ishte e vërtetë, une mund t’ju them që vija e kuqe e dhënë për ne është autorizimi i dhënë nga Presidenti i Republikës. Autorizimit të dhënë nga Presidenti i Republikës bashkëshoqërohet edhe me një draft-tekst marrëveshje e cila natyrisht është objekt diskutimi me palën tjetër pasi jemi ulur të bisedojmë me palën tjetër. Por nuk mund të negociohen parimet mbi të cilat udhëhiqet negocimi i kësaj marrëveshje dhe zgjidhja e menduar nga palët. Prandaj është komplet e pavërtetë por ndoshta edhe mund ta besojë Berisha pasi në 2009 nuk kanë pasur as autorizim, as plotfuqishmëri, s’ka pasur asnjë lloj procesi.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas