Kronika, Kryesore

Burri nga Bulqiza u arrestua 10 herë për dhunë ndaj gruas, përherë pendohej në gjykatë…

Dhunonte sistematikisht bashkëshorten, arrestohet për herë të dhjetë 37-vjeçari. Alkooli dhe varfëria kanë bërë që kryefamiljari të ushtronte dhunë mbi bashkëshorten e tij, nënë e tre fëmijëve të vegjël.

Burime pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë bënë me dije se në pranga ka rënë Zaim Xhafa, 37 vjeç, banues në lagjen “Minatori” Bulqizë. Policia tha se arrestimi u bë, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, shtetases B.Xhafa, 33 vjeçe.



Mësohet se ky shtetas është arrestuar të paktën edhe nëntë herë të tjera për dhunë në familje.

Thuhet se konsumimi i alkoolit dhe varfëria e skajshme janë shkaqet kryesore të dhunës ndaj gruas.

Sa herë Xhafa është paraqitur për masë sigurimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka deklaruar pendesë dhe është lënë me masën “detyrim paraqitje” shkruan Panorama.

“Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga Policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi: Zaim Xhafa, 37 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases B.Xh 33 vjeçe”, bën me dije Policia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas