Kronika, Kryesore

“Burri më dhunonte, vajzat do t’i mbysja se janë të miat”

“Bashkëshorti më dhunonte fizikisht dhe prej 6 muajsh jetoja në kushte të vështira, ndërsa vajzat doja t’i mbysja pasi janë të miat,” mësohet të ketë thënë në gjykatë Rudina Kishta, 42-vjeçarja nga Fieri e cila akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe tentativë vrasjeje.

Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 42-vjeçaren që i vuri flakën shtëpisë, dhe tentoi të mbyste në lumë dy vajzat e saj të mitura.



“Unë ia kam vënë flakën shtëpisë sepse Ardian Gjika nga Grecallia me të cilin bashkëjetoj prej 6 muaj ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe dy vajzave të mitura 6-vjeçare. Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”, ka thënë ajo.

Kishta ka pranuar edhe tentativën për mbytjen e dy vajzave të mitura duke thënë se këtë do ta bënte pasi vajzat janë të sajat.

Rudina Kishta u arrestua disa ditë më parë ndërsa i shoqi ka thënë se ajo vuante nga depresioni.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas