Kronika

Burrel/ Kapet me kallashnikov pa leje, kush është i riu i arrestuar disa herë nga policia…

Policia e Burrelit ka arrestuar një të ri, pasi është kapur me armë zjarri tip kallashnikov pa leje në banesë. Në pranga ka përfunduar Geg Gjini, 22 vjeç, banues në Stojan-Ulëz.

Sipas policisë, 22 vjeçari i njohur si problematik për konfliktet familjare është shoqëruar disa herë në komisariat.



“Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore dhe ato të ardhura nga qytetarët se ky shtetas dyshohej se kohët e fundit mund të kishte gjetur dhe mbante armë zjarri pa leje, nisur edhe nga fakti që ky shtetas ishte problematik në marrëdhëniet familjare i shoqëruar disa herë në Polici për konflikte në familje, si dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë në familje, Policia e Matit ka organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku ka gjetur të fshehur në një magazinë një armë zjarri automatik me 27 fishekë.

Arma e zjarrit së bashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale . Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Pena”,- thuhet në njoftimin e policisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas