Kronika

Burgoset në Francë, shqiptari kërkon lirinë: Më keni ngatërruar me vëllain tim




               Publikuar në : 17:33 - 11/06/18 |
mapo.al

Prej 6 muajsh ai ndodhet i burgosur në Riom të Francës dhe akuzohet për trafik droge. Por, ai pretendon se autoritetet franceze e ngatërrojnë me vëllain e tij. Fjala është për një 33-vjeçar shqiptar nga Shkodra, i cili është dënuar në Dhjetor të vitit 2017.


Të enjten ka pasur seancën në Apel, ku kërkoi lirimin nga qelia. Por kërkesa iu refuzua. Sipas gjykatës franceze, 6 vite më parë ai mbërriti në Haute-Loire i shoqëruar nga vëllai i tij dhe është dënuar si i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës. Aktiviteti kriminal ishte survejuar nga policia. Në Shkurt të vitit 2015, policia thotë se ai bënte dy udhëtime në javë. Udhëtimi i parë bëhej për t’u furnizuar me drogë dhe udhëtimi i dytë për të bërë transaksionet e parave.

Megjithatë, 33-vjeçari nuk ka pranuar asnjëherë t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve dhe ka mohuar akuzat ndaj tij. Sipas autoriteteve, një pjesë e parave të drogës janë dërguar rregullisht në Shqipëri. Bëhet fjalë për mbi 20 mijë Euro. Por, avokati i shqiptarit hedh dyshime se nuk bëhet fjalë për klientin e tij. Sipas tij, autoritetet franceze e ngatërrojnë me vëllain e 33-vjeçarit, pasi ky i fundit mohon kategorikisht që të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas