Kryesore

Burgoset babai, u jepte fëmijëve vetëm kek dhe Coca-Cola




               Publikuar në : 20:27 - 25/10/18 |
mapo.al

Babai i dy djemve, njëri tre dhe tjetr katër vjeç, është burgosur në Francë pasi ua kishte kalbur dhëmbët fëmijëve duke u dhënë vetëm kek dhe Coca-Cola.


Babai i fëmijëve u jepte atyre vetëm pije të gazuara dhe paratë e ndihmës sociale i shpenzonte me pije alkoolike. Një gjykatë e dënoi atë me tre muaj burg, pasi dëgjoi se ai ishte edhe i dhunshëm ndaj gruas dhe fëmijëve.

Një avokat tha se burri nuk lexonte dhe nuk shkruante dot. Ai i linte djemtë që të flinin në një dyshek pa mbulesa, kurse në apartament nuk kishte lodra.

Një nga vëllezërit kishte nisur të fliste me vonesë, ndërsa tjetrit i hoqën shtatë dhëmbë të prishur nga sheqeri. Fëmijët do i nënshtrohen një kontrolli psikologjik.

Gjykata tha se babai nuk i ka përmbushur detyrimet e tij si prind nga viti 2016 deri në vitin 2018. Fëmijët janë vendosur në një qendër kujdesi, ku janë prezantuar për herë të parë me mishin dhe perimet.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas