Kryesore, Politika

“Burg për punën në të zezë”

edi ramaKryeministri Edi Rama, duke folur në Konventën Kombëtare të Shërbimeve Sociale, tha se edhe në këtë drejtim, trashëgimia është e rëndë.

“Po të shohim energjinë, territorin, Lazaratin e me radhë, të gjitha plagët e hapura që kemi trashëguar në organizmin e vendit dhe të shoqërisë, mikrobi është i njëjtë. Është mikrobi i pushtetit që synon vetëm ripërtëritjen e vetvetes, duke blerë kohë në kurriz të shtetit dhe të shoqërisë,” tha Rama.



“Mjafton një fakt shumë i thjeshtë që, në një vit, nga 27 000 dosje të qëmtuara prej jush në lidhje me aftësinë e kufizuar 20 % e tyre, 5 400 dosje, kanë rezultuar me dokumentacion abuziv, me qëllim përfitimin e pamerituar për aftësi të kufizuar nga persona që, në fakt, aftësitë i kanë të pakufizuara. Dhe 20 %  në 27 000 dosje është jashtëzakonisht shumë,” vijoi kryeministri.

Duke folur për punën në të zezë, Rama tha se po ndërhyhet në ligj, për të kërkuar burg për ata që punojnë në të zezë, por edhe për punëdhënësit e tyre.

“Në një ndërhyrje të re që ne po bëjmë në legjislacion, qoftë shmangia e përsëritur nga tatimet, qoftë edhe gjetja e përsëritur e një punonjësi në të zezë në një biznes do të jetë e barabartë me ndjekjen penale dhe çuarjen prapa hekurave të personit përkatës, apo të drejtuesit të kompanisë përkatëse. Sepse nuk mund të vazhdojmë në historinë e shmangieve pafund dhe e skllavërimit zinxhir që e kemi në të gjithë territorin e Shqipërisë, të pranishëm,” tha Rama.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas