Media

Burg deri në 5 vjet për ata që përdorin satirën në rrjetet sociale

Arabia Saudite do të dënojë satirën e përdorur në rrjetet sociale deri në pesë vjet burg dhe po kërkon dënimin me vdekje për një klerik islamik të mirënjohur.

Prokurori publik i Mbretërisë tha sot se satira që “prish rendin publik” do të dënohet, pasi kjo shkakton kaos në vend.



Princi Mohammed bin Salman, sunduesi i fuqishëm i Mbretërisë, ka marrë kritika të ashpra nga grupet e të drejtave lidhur me sulmet e tij kundër aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe disidentëve politikë që nga emërimi i tij në Qershor të vitit 2017.

Në Shtator të vitit 2017, autoritetet lëshuan një thirrje publike për qytetarët për të raportuar mbi aktivitetet e bashkëqytetarëve të tyre në rrjetet sociale.

Prokurori publik i Arabisë Saudite njoftoi gjithashtu se po kërkonte dënimin me vdekje për klerikun e arrestuar vitin e kaluar së bashku me 20 të tjerë.

Predikuesi u arrestua për akuzat lidhur me terrorizmin, thanë aktivistët dhe familja e tij.

Prokuroria publike shkroi një mesazh në Twitter: “Prodhimi dhe shpërndarja e përmbajtjes që tallet, ironizon , provokon dhe përçan rendin publik, vlerat fetare dhe moralin publik përmes rrjeteve sociale … do të konsiderohet si një krimin kibernetik që dënohet me burgim maksimal prej pesë vjetësh dhe një gjobë prej tre milionë 800.000 Dollarësh”. /tvklan.al 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas