Kronika

Bulqizë/ Makina del nga rruga, plagosen rëndë drejtuesi dhe dy pasagjerët

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Bulqizës.

Policia lokale thotë se rreth orës 08:30 minuta një automjet tip “Toyota”, ka dalë nga rruga në aksin që të çon në zonën D të galerive të kromit.



Për pasojë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit me iniciale V.D dhe dy pasagjerë.

Policia lokale sqaron gjithashtu se drejtuesi i “Toyota” po transportohet me ambulancë për ndihmë drejt Tiranës, ndërsa dy pasagjerët me iniciale N.Sh, B.Gj, janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas