Kryesore, Politika

“Bularati”, Meta: Shërbimet të ‘hapin sytë’, mund të ketë provokime…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin ‘Open’, ndërsa ka folur ndër të tjera edhe për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat Konstandino Kacifas dhe tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë për ketë çështje.

Meta tha se ka paralajmëruar shërbimet në vend që të “hapin sytë” dhe se duhet të përgatitemi për provokime të tjera.



“Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë. Duhen menaxhuar me shumë qetësi këto situata. Kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe përpjekje për të shkallëzuar tensione të panvojshme”, tha Meta.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas