Ekonomi

Bujqësia zvogëloi ritmet e rritjes në 2016, zgjerohet prodhimi i perimeve, pemëtaria dhe blegtoria dobët

Bujqësia shqiptare ndonëse është sektori më pak i maturuar në vend vijon të zgjerohet me ritme shumë të ulta. Sipas të dhënave të INSTAT për 2016 mësohet se rritjen më të madhe e ka pësuar prodhimi i perimeve ndërsa sektori i blegtorisë ka një rritje të vakët. Sektori i bujqësisë ka frenuar dukshëm ritmet e rritjes ne krahasim me një vit më parë.

Në vitin 2016 prodhimi i perimeve është 1.129.101, duke shënuar një rritje prej 9,6 %, krahasuar me vitin 2015. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 373.406 ton, Tiranë me 121.661 ton dhe Berat me 120.105 ton.



Prodhimi i drithërave, në vitin 2016, është 698.400 ton, duke shënuar një rritje me 0,4 %, në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në qarkun e Fierit me 156.530 ton, e pasuar nga qarqet Elbasan me 98.535 ton dhe Korçës me 88.451 ton.

Në grupin e perimeve peshën më të madhe e zënë perimet e njoma me 65,5 %, të pasuara nga bostanoret me 24,5 % dhe perimet e thata me 10,0 %.

Numri i rrënjëve të pemëve frutore në prodhim në vitin 2016 është 10.575.000, duke pësuar një rritje me 3,8 %, në krahasim me vitin 2015.

Numri i rrënjëve të ullinjve në prodhim në vitin 2016 është 6.643.000 dhe ka pësuar një rritje 4,9 %, në krahasim me vitin 2015. Numri i rrënjëve të agrumeve në prodhim në vitin 2016 është 1.044.000, duke shënuar një rritje 9,8 %, në krahasim me vitin 2015.

Sipërfaqja e vreshtave në prodhim është 10, 011 Ha, duke pësuar një rritje me 1,2 %, në krahasim me vitin 2015. Prodhimi i pemëve frutore në vitin 2016 është 261.754 ton dhe u karakterizua nga një rritje prej 7,6 %, krahasuar me 2015. Në vitin 2016 u prodhuan 99.075 ton ullinj duke pësuar një rritje 3,2 %, krahasuar me një vit më parë.

Prodhimi i agrumeve në vitin 2016 është 40.000 ton, duke shënuar një rritje prej 33,3 %, krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve u arrit në qarkun e Vlorës me 23.379 ton.

Blegtoria, bie numri i lopëve rritet i deleve dhe dhive
Numri i gjedhëve në vitin 2016 është 492.393 krerë, duke shënuar një rënie me 2,3 %, në krahasim me vitin 2015. Ndaj totalit të tufës së gjedhit dominojnë lopët e qumështit me 72 %. Numri i të leshtave nuk ka pasur ndryshime të dukshme në vitet e fundit. Në vitin 2016, numri i të leshtave është 1.971.933 krerë ose 2,8 % më shumë se në vitin 2015.

Kategoria kryesore e të leshtave janë delet e qumështit me 72,4 % ndaj totalit të tufës. Qarqet ku është më i përqendruar mbarështimi i të leshtave është Vlora me 17,3 %, Gjirokastra dhe Fieri me 15 %. Lezha është qarku i cili ka numrin më të vogël të të leshtave, me 1,7 % ndaj totalit të numrit të krerëve në të gjithë vendin.

Në vitin 2016, numri i të dhirtave është 940.806, me një rritje vjetore 0,9 %, në krahasim me vitin 2015. Kategoria kryesore janë dhitë e qumështit, me 76 % ndaj totalit të tufës.

Qarqet ku është më i përqëndruar mbarështimi i të dhirtave janë Gjirokastra dhe Elbasani me 15 %, ndërsa Durrësi është qarku i cili ka numrin më të vogël të të dhirtave me 2,3 % ndaj totalit. Në vitin 2016 numri i krerëve të derrave ka qenë 181.024 krerë, duke shënuar një rritje vjetore me 5,6 % në krahasim me vitin 2015. Përqëndrimi më madh i numrit të krerëve është në Lezhë me 36,2 % dhe Shkodër me 27,7 % ndaj totalit të gjithë krerëve.

Qarqet me numrin më të vogël përfaqësues të derrave janë: Vlora dhe Elbasani me 3 %, ndërsa Gjirokastra është qarku më pak përfaqësues me 0,7 %, ndaj totalit të krerëve të derrave në të gjithë vendin.

Në 2016, prodhimi i qumështit është rreth 1.2 milion ton, duke rritur me 1,2 %, në krahasim me vitin 2015. Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 160 mijë ton, duke u rritur me 1,27 %, në krahasim me vitin 2015./monitor/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas