Sport

Buffon i pavdekshëm: Jam më i mirë se 5 vite më parë, ndihem si bishë

Vitet kalojnë, por Gianluigi Buffon ndihet edhe më i ri. Portieri i ri i PSG ka filluar një përvojë të re në Francë, duke treguar se sekreti për të qëndruar në nivele të larta është motivimi dhe dëshira për të qëndruar gjithmonë në fushë.

“Unë jam më i mirë se sa kur isha 35 vjeç, duket e pamundur, por unë mendoj se jam më mirë se pesë apo gjashtë vjet më parë. Ndoshta kjo është e mundur sepse kam ndryshuar mënyrën se si punoj, por besoj se në moshën time gjithçka ka lidhje me motivimin.



Buffon shpjegoi gjithashtu shqetësimet që kishte përpara se të lëvizte në tokën franceze: “Pas 40 vitesh në Itali, nuk është e lehtën të ndryshosh jetën. Nuk e kisha idenë se si do më prisnin futbollistët dhe isha i shqetësuar. Ndonjëherë përfundojmë ndërtimin e një zone rehatie për shkak të frikës apo përtacisë, nuk pranojmë të largohemi sepse largimi është gjithmonë i frikshëm. Unë jam e kundërta. Më pëlqen që të luajë, jam një bishë e kompeticioneve, më pëlqen që t’i kapërcej vështirësitë që më dalin përpara”, ka thënë portieri italian në një intervistë për “Francë Football”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas