Aktualitet

Bruno Shllaku: Për teatrin nuk diskutoj me askënd, as me vëllain tim

 

Bruno Shllaku, një nga aktorët më të rëndësishëm të skenës dhe filmit shqiptar, shprehet i bindur për domosdoshmërinë e ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar, pasi ai aktuali nuk plotëson asnjë standard.



I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ëake Up” më Top Channel, aktori shkodran dha një përgjigje edhe për ata pak kolegë të tij të cilët kanë protestuar ndaj projektit për ndërtimin e teatrit të ri modern.

“Unë jam i biri i një regjisori që ka ndërtuar historikisht teatro në Shqipëri. Kam thënë dhe vazhdoj ta them që të hiqet fjala shembje, ai teatër nuk shembet, ai teatër ikën, për të rilindur një teatër i ri, i mirëfilltë”, tha Shllaku. I pyetur nëse e ka diskutuar këtë çështje edhe me vëllain e tij, Bruno Shllaku tha: “Për teatrin nuk diskutoj me askënd, as me vëllain tim”.

Aktori i njohur theksoi se ndërtimi i një teatri të ri ka qenë një kërkesë dhe ëndërr edhe e kolosëve të skenës shqiptare, si Kadri Roshi. Shllaku kujtoi edhe një bisedë me artistin e madh, Kadri Roshin, i cili i pati thënë se i vinte turp të ngjitej në atë skenë, me ato kushte.

“Kam përshtypjen se ata që flasin për Teatrin Kombëtar, nuk kanë qenë kurrë në atë skenë, nuk kanë qenë kurrë pjesëtarë të një trupe, siç ka qenë Kadri Roshi. I ndjeri Kadri më thoshte: – Më vjen turp të hyj në atë teatër sepse më del miu e më shikon në sy dhe thotë “O Kadri, çdo këtu, se kjo është zonë e imja”, kjo është e mjaftë”, u shpreh Bruno Shllaku.

Video:

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas