Kryesore, Media

Brune apo bionde? Plas ‘lufta’ mes moderatoreve sportive në Shqipëri

Viola Spiro është padyshim një nga prezantueset më të bukura dhe të thjeshta të televizionit shqiptar. Ajo dhe Bora Zemani, mund të cilësohen pa asnjë dyshim vajzat më simpatike (natyrale) të ekranit sportiv në Shqipëri. Të dyja bukuroshet e kanë nisur eksperiencën në televizion si velina, për të kaluar më pas si prezantuese. Modelja korçare tashmë është pjesë e TVSH-së, ku drejton emisionin e Europa League ndërsa Bora vazhdon aventurën në SuperSport, këtë vit në Bar Skedina. Të dyja janë ambientuar mjaft mirë në gjirin e futbollit dhe janë pritur pozitivisht nga tifozët e ekranit shqiptar. Momentalisht të dyja prezantueset janë me pushime dhe duket që po i shijojnë mjaft. Viola ndodhet me mikeshat e saj në bregdetin e bukur të jugut ku ka shkrepur edhe disa foto tepër “hot”.

Në një postim të fundit të bërë në “Instagram”, moderatorja e SuperSport ka “provokuar” paksa ‘rivalet’ e saj bionde ndërsa ka shkruar në gjuhën angleze: “Më vjen keq, por në fund, fitojnë gjithmonë brunet”. Nuk dihet ende se me çfarë qëllimi dhe kujt i është adresuar bukuroshja, por kujtojmë që në SuperSport, gazetaret dhe prezantueset janë brune ndërkohë në TVSH Sport, janë bionde, përveç Hygerta Sakos.



Megjithatë të gjitha vajzat e SuperSport janë tejet simpatike, sikurse Ilda Bejleri, Vilma Masha, Sidorela Gjoni, Bora Zemani dhe e risia, Lei Kraja. Ashtu sikurse edhe gazetaret e TVSH Sport, Hygerta Sako, Pejana Elezi, Viola Spiro, Trevisa Tufa dhe Sabina Mete. Në fund, i mbetet tifozëve të vlerësojnë, por ne zgjedhim bionden Viola dhe brunën Bora.

 

<
>
0f843c18-d24e-4ef1-b856-43fbca7ff881 8c3ff9b3-73ad-4f5c-ae83-d24dcbe31a0a 28a70a32-c65f-49c3-b67b-a15faac35358 67ef371e-6990-484f-ad80-a64686c09055 75d3fb68-ff00-4bac-969b-249775c0548f 55937557-df2a-454c-a713-6de7cc453122 ab5e1876-f548-4fc6-9e81-e58bec9eeff6 (1) ab5e1876-f548-4fc6-9e81-e58bec9eeff6 c31378c6-f25f-456c-9408-ee2a3ec1e057 ce5470d2-a99a-438e-9e8d-b7734e1093a4 f65d6c82-707d-4521-9978-d537e68f27f1
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas