Bota

British Airways’ dhe ‘Air France’ ndërpresin fluturimet drejt Iranit në shtator

“British Airways” dhe “Air France” kanë njoftuar se do të ndalojnë fluturimet drejt Iranit muajin e ardhshëm, shkruan BBC.

Të dy linjat ajrore thanë se kjo linjë nuk ishte e sukseshme.



Rivendosja e sanksioneve amerikane ka shkaktuar një rënia në monedhën iraniane, duke e vështirësuar udhëtimin e iranëve jashtë vendit.

British Airways i kishte rifilluar shërbimet në Teheran para dy vjetësh pas një pauze prej 4 vjetësh. Fluturimi i fundit do të jetë më 22 shtator dhe kthimi, një ditë më pas. Linja ajrore u ka kërkuar falje udhëtarëve, që kishin planifikuar të udhëtonin drejt Iranit dhe tha se ofronte rimbursime.

Air France, e cila i ka këmbyer lidhjet me Teheranin me avionin e saj me kosto të ulët, Joon, ka reduktuar frekuencën e fluturimeve nga tre, në një në javë që nga fillimi i këtij muaji. Ajo do t’i ndalojë të gjithë fluturimet më 18 shtator.

KLM tha gjithashtu se do të pezullojë fluturimet nga Amsterdami drejt Iranit nga shtatori.

Sanksionet, të nxitura pjesërisht nga vendimi i Uashingtonit në maj për të abandonuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, ka bërë që shumë firma perëndimore të tërheqin bizneset e tyre nga Irani.

Ndërmarrje të tilla si gjigandi francez i energjisë, Total, kompania e sigurimeve gjermane Allianz dhe cisternat daneze Maersk kanë thënë se janë duke u tërhequr nga Irani.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas