Bota

Britanikët besojnë se kanë zbuluar autorët e helmimit të ish-agjentit rus Skripal

Hetuesit britanikë mendojnë se kanë identifikuar të dyshuarit që janë përgjegjës për sulmin me Noviçok ndaj ish-agjentit rus, Sergei Sripal dhe vajzës së tij Yulia.

Referuar mediave ndërkombëtare, bëhet e ditur se disa rusë kanë qenë të përfshirë në tentimet për të vrarë ish-agjentin.



Sipas po këtij burimi identitetet e të dyshuarve janë konfirmuar pas pamjeve të incizuara që janë kontrolluar për të kuptuar se kush ka hyrë në Britani gjatë asaj kohe.

Hetuesit besojnë se disa rusë kanë qenë të përfshirë në tentim-vrasje ndaj Skripalëve dhe janë duke kërkuar për një tjetër të dyshuar.

Skripal dhe vajza e tij janë gjetur pa ndjenja në një stol në qytetin britanik, Sallsbëri në muajin mars, pasi janë helmuar me Noviçok.

Noviçok është armë kimike e kategorisë ushtarake që është zbuluar nga Bashkimi Sovjektik në Luftën e Dytë Botërore.

Londra ka akuzuar vazhdimisht Moskën për këtë sulm, por Rusia I ka mohuar këto akuza.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas