Aktualitet

Britani, anëtarët e bandës së drogës nga Shqipëria dënohen me 17 vite burg. Ja emrat

Anëtarët e bandës nga Shqipëria janë dënuar me 17 vite burg pas një operacioni të kundër kanabisit me një vlerë prej 750,000 puandë.

Policia arrestoi 10 burra në fermat e kanabisit dhe pronave të kontrolluara nga banda nëpër Gloucester dhe Cheltenham më 11 tetor të vitit të kaluar.



Avokatët e tyre që kërkuan lehtësim thanë se klientët e tyre ishin tërhequr në rrjet nga “dëshpërimi”, mashtrimi dhe presioni për të paguar borxhet që ata grumbulluan për të hyrë në Britani.

Elis Gashi, 33 vjeç dhe Dardan Horhaj, 22 vjeç, pranuan komplotin për të prodhuar një drogë të klasës B dhe dy akuza për posedim të identitetit të rremë. Gashi u dënua me katër vjet burg dhe Horjaj në tre vjet.

Jeton Muja, 26 vjeç, u burgos për dy vite e katër muaj burg pasi kishte pranuar se furnizonte dhe prodhonte një drogë të klasës B.

Shtetasit që u dënuan për prodhim kanabisi:

Krenhmik Muja, 21 vjeç, u burgos dy vjet.

Dritan Muhametaj, 28 vjeç, u burgos për 14 muaj.

Gurgen Nikoci, 21 vjeç, u burgos për 14 muaj.

Bardhyl Arifaj, 33 vjeç, u burgos për 14 muaj.

Ardit Agaaj, 27 vjeç, u burgos për 18 muaj.

Aranit Kasaheri, 34 vjeç, u burgos për 12 muaj.

Besjan Muja, 31 vjeç do të dënohet në Bristol Croën Court më 18 maj.

Autoritetet vendase gjetën 908 bimë me vlerë rreth 750,000 paundë në atë që prokurori Ed Hetherington e përshkroi si “fabrika shumë të sofistikuara”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas