Kryesore, Mapo Format

‘Brezi i antenës së ngritur në mjegull’: Zogaj shpjegon historinë e korentit liberal

Kur Preç Zogaj flet për median, të krijohet brezi i artë i politikanëve që dolën kryesisht nga bota e medias dhe fjalës në fillim të viteve ’90, por që u ‘farkëtuan’ edhe më herët.

Në Forumet e Universitetit Europian të Tiranës, Zogaj ka folur për atë që e quan ‘Brezi i antenës së ngritur në mjegull’.



Jo pa dëshpërim, Zogaj thotë se ai ka dështuar politikisht pasi idetë e tij nuk kanë fituar. Megjithatë Zogaj shton se zgjidhja janë idetë liberale.

“Jam futur në politikë me idetë dhe synimet e mia të një brezi. Në një farë mënyre kam qenë zëri ose përfaqësuesi i një korenti liberal që Shqipëria e ka krijuar dhe në vitet e komunizmit. Çdo 10 vite ka pasur një goditje ndaj liberalëve. Ishim një grup njerëzish që e kemi quajtur ‘brezi i antenës së ngritur në mjegull’, që kishte filluar të kapte sinjalet e kulturës, librave, përkthimeve, të autorëve ë rinj, autorët e ndaluar. Brezi im kishte një vizion të saktë për pluralizmin. Ndiqnim jetën pluraliste. Për këtë korent, këtë grupim kam përfaqësuar unë bashkë me miq të tjerë si Gramoz Pashko, Neritan Ceka etj. Në vitin ’92 ne kemi prodhuar një dokument politik që ndoshta është ndër dokumentët e rrallë që ka prodhur ndonjë grupim politik, që është dhe doktrinor, që është ‘Nocioni’. Është i gjallë. Është një libër politik. Unë me Arben Imamin e kemi shkruar, dhe hyrjen e ka shkruar Spartak Ngjela. Dua të nënvizoj që politikisht unë jam mundur dhe e pranoj që jam mundur nga ambienti. Idetë e mia nuk kanë fituar”.

Meraku i madh i Zogajt ishte dhe ka mbetur mbajtja e zgjedhjeve të lira.

“Ishim një korent brenda Partisë Demokratike. Ne paraqitëm atë mocionin që është dokument politik, nga të paktët dokumente që kanë prodhuar grupimet politike në Shqipëri. Kemi qenë gjithmonë në kërkim. Ky kërkim na ka vënë dy herë përballë partisë që kemi themeluar vetë. Një herë në ‘92-shin dhe një herë pas 15 vitesh. Sidomos kur ishte në pushtet Partia Demokratike. Kemi parë gjëra që nuk mund t’i pranonim. Donim ta përmirësonim nga brenda gjendjen, mocioni ka qenë përpjekje për ta rregulluar nga brenda dhe jo për të ikur. Por në atë kohë ne na kanë përjashtuar nga Partia Demokratike. Jemi mundur me dhunë”.

“Gramoz Pashko ka qënë një lider i madh. Ishte shumë i formuar. Është fatkeqësi e e madhe që u largua nga jeta. Ai u tërhoq dy herë. Nuk është se ai hoqi dorë nga idetë dhe idealet e tij politike. Por e shikoi që nuk ishte koha e tij politike. Por qëndroi në shtëpi. Unë nuk kam refuzuar të shkoj diku deputet sepse është ofendim për ata që më kanë formuar mua. Nuk mund të më vësh pas një krimineli në listë. Tërheqja lidhet me tonin e një gjëje tjetër. Ne kemi luftuar. Ata që na njohin e dinë që ne jemi përpjekur shumë. Kemi kërkuar zgjidhje gjithandej, pa paragjykime. Kemi pranuar të marrim akuza dhe nga njerëz që hidhen degë më degë sepse ne kemi qënë në kërkim të sistemit të vlerave dhe ligjit”.

Por a ka shpresë?

Sigurisht ka shpresë. Së paku nuk do kishte sukses nëse i gjithë mjedisi mos të jetë i përgatitur. Për ta pranuar produktin. Së paku kam parasysh vendosjen e drejtësisë së re që do guxojë të çojë përpara individë që kanë abuzuar me funksionet shtetërore. Këtu është bllokuar jeta. Është blokuar gjithandej. Është më e thellë se sa e themi ne nganjëherë. Sepse këtu janë luajtur lojëra më të rënda se sa them unë. Kemi shpresë dhe durim”.  

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas