Aktualitet, Kryesore

Brexit, ministri i Jashtëm britanik jep dorëheqjen

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka dhënë dorëheqjen, në një kohë që vendi është përfshirë në një krizë politike si pasojë e Brexit.

Pas largimit të ministrit të ngarkuar me Brexit, David Davis, i cili njoftoi gjithashtu dorëheqjen sot në mëngjes, edhe kreu i politikës së Jashtëme britanike është zyrtari i dytë.



Këto njoftime u bënë dy ditë pasi kryeministrja, Theresa May, mori dakordësinë e qeverisë për të propozuar mbajtjen e një marrëdhënieje tregtare të ngushtë post-Brexit me Bashkimin Europian.

“Kryeministrja britanike ka pranuar dorëheqjen e Boris Johnson”,- theksoi Downing Street në një komunikatë.

Dy ministrat kishin kundërshtime me Theresa May për marrëdhënien e ardhshme me Bashkimin Europian pas Brexit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas