Aktualitet

Breshëri në Korçë dëmton kulturat bujqësore, fermerët: Shteti të na kompensojë dëmet

Breshëri që ra një ditë më parë në disa zona të Fushës së Korçës shkaktoi dëme të mëdha në kulturat bujqësore të stinës. Më të dëmtuara janë të mbjellat ne fshatrat Vashtmi, Ciflig, Dishnice dhe Bulgarec. Kjo situatë i ka dëshpëruar fermerët e këtyre fshatrave, të cilët shprehen se gjithë investimi i tyre shkoi dëm në 20 minuta.

Fermerët i drejtojnë sytë nga shteti për t’u rimëkëmbur, pasi bujqësia është i vetmi burim që ata kanë për te mbajtur familjen.



Sipas te dhënave paraprake janë rreth 1 mije hektar të mbjella me grurë, patate, qepe, dhe kultura të tjera bujqësore që janë dëmtuar nga breshëri ndërsa dëme më të vogla janë shënuar në pemëtari.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas