Aktualitet, Kryesore

Bregu: Basha ka paguar vetëm që të mos ketë gra në PD… 

E ftuar në KAPITAL në Vizion Plus, Majlinda Bregu ka folur per detyren e re te sekretares se Pergjithshme te keshillit te Bashkepunimit Rajonal qe e merr nga 1 janari 2019.

Ajo eshte pyetur edhe per hapjen e negociatave, per kuotat gjinore ne politike, per dhunen ndaj grave…etj.



Bregu nuk ka lënë pa shpotitur edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha

“Kur mosrespektimi i kuotave gjinore shlyhet me një gjobë financiare, është thjesht dëshmi e paturpësisë së një kryetari partie politike për të mos respektuar ligjin. Kështu kemi rastin e kryetarit të PD-së që detyrohet të kthejë mbrapsht gjysmën e financimit shtetëror për fushaten elektorale pikërisht për mosrespektim të kuotës gjinore. Kjo është ajo që ndodh paturpësisht me krerët e partive politike. Basha ka turpëruar PD, ka paguar për kuotat gjinore në PD vetëm të mos ketë gra. Kështu bliheshin gratë dikur.

Shpresoj që ky problem të zgjidhet me reformën zgjedhore, në mënyrë që mosrespektimi i kuotës gjinore të mos ndëshkohet me gjobë por me mospranim të listës së kandidatëve për deputetë

Në politikë është koha për të ofruar më shumë cilësi. Mund të jenë shumë burra që nuk meritojnë të jenë në politikë. Do të doja që gratë të sillnin cilësi e jo kuota në politikë”, tha ajo.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas