Dikur, Kryesore

Botimi i UET-PRESS, dosja e Maks Velos: Implikim i nxjerrë nga agjenti ‘Energjiku’

Pjesë nga libri “Jetë paralele”, një botim i UET-Press me autore Alda Bardhylin. Libri sjell për lexuesin raportet e Sigurimit të Shtetit, dokumentet sekrete të ndjekjes, hetimit dhe burgimit të Maks Velos

DOKUMENTI 1- Implikim i nxjerrë nga agjenti ‘Energjiku’



Me Maks Velon, që punon si inxhinier në Komunalen e Durrësit dhe banonte në një nga vilat e plazhit, në periudhën e dimrit fillova dhe shoqërinë. Gjatë takimeve dhe shoqërimeve me të avash-avash në biseda të ndryshme, filluam të zhvillojmë biseda edhe kundër pushtetit. Maksi më tregonte se kishte lindur në Paris, ndërsa unë kisha bërë dy vite shkollë në Itali. Rrjedhimisht ne bashkoheshim dhe dëshironim të jetonim në vendet respektive, mirëpo pengesa për këtë ishte pushteti popullor. Kështu që kur dëgjonim në radio ndonjë lajm, radio “Otranton” italiane, ngjallte ndonjë shpresë që ne të realizonim dëshirën për të jetuar në ato vende ku dëshironim edhe për përmbysjen e pushtetit. Na vinte mirë dhe kështu vazhdonim bisedat, përveç atyre me karakter të përgjithshëm dhe atyre me karakter armiqësor.

Në prill të vitit 1958, erdha në Tiranë dhe u ndava me Maksin. Në këtë kohë hyra në një punë në byronë teknike të artizanatit. Këtu krijova njohje të reja, si me një marangoz që banon në Tiranë, Thoshnje Qereshnikun. Personalisht edhe me këtë kam folur dhe të tre së bashku shpeshherë mëngjeseve, ndërsa shkonim në punë, komentonim lajmet e radiove dhe stacioneve italiane që kishim dëgjuar në darkë, duke vënë theksin tek ato që kishin lidhje me situatën tonë. Shpresonim se mos na vinte ndonjë gjë nga jashtë, ndonjë ndërhyrje nga shtetet perëndimore dhe të na çlironin nga pushteti popullor.

Në vitin 1958, Maks Velo ikën nga Durrësi dhe kthehet në Tiranë. Qëndroi një vit pa punë dhe më vonë hyri në komunale. Që nga ajo kohë e në vazhdim me Maksin, përveç bisedave me karakter të përgjithshëm, kemi zhvilluar biseda edhe me karakter armiqësor. Kemi biseduar për mbledhjen e Partive Komuniste dhe Punëtore në Moskë. Në vitin 1960 udhëheqja sovjetike ka dashur që të ndërrojë udhëheqjen e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe sigurisht këta do të ndërhynin ushtarakisht te ne.

Ç’është e vërteta, aty për aty nuk kemi qenë të qartë se si do të ishte me ne. Ndërkaq koha kalonte dhe te ne filluan disa vështirësi ekonomike nga prerja e furnizimeve sovjetike. Ne mendonim se nuk do të ekzistonte udhëheqja e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ne dëshironim se duke ardhur Bashkimi Sovjetik këtu do të ishim më mirë, por aktualisht nuk kemi bërë gjë për këtë që të vepronim për të realizuar dëshirën tonë. Ne vazhdonim që të takoheshim herë pas here darkave me Maks Velon dhe të bisedonim rreth zhvillimit të ngjarjeve. Në kohën që po merreshin masa për revolucionarizimin e mëtejshëm të jetës së vendit, këto masa të Partisë ne nuk i quanim të drejta dhe nuk i pritëm shumë mirë, duke i parë nga interesi i ngushtë personal, sepse filloi të pakësohej mundësia e fitimit personal nga puna që bënim ne deri në atë kohë jashtë orarit, duke mos u pajtuar kështu me masat e marra nga Partia.

Ndërkohë që unë u regjistrova në Fakultetin e Inxhinierisë, Maks Velo më tha se “çfarë të duhet, ti je rehat, sepse kur të mbarosh mos të të transferojnë gjëkundi”, pra një shprehje kjo që bie në kundërshtim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas