Kryesore, Mapo Format

Botimi i UET-PRESS, Aleksandër Dhima: Jemi zgjuar nga ‘gjumi tragjik’, por jo nga ‘hipnoza’ 50-vjeçare

Sot antropologjia është një fushë e rëndësishme, që komunikon mirë me median dhe opinionin publik.

Megjithatë nuk ndodh kështu në Shqipëri. Por për fat të mirë, shqiptarët e kanë një botim të rëndësishëm në këtë fushë.



Një vit më parë u promovua në UET libri “Antropologjia etnike e shqiptarëve”, me autor Prof.dr. Aleksandër Dhima, botim i UET-Press. Libri është një punim shumë i rëndësishëm dhe pjesë të tij vijnë sot në Mapo Research.

“Gjatë viteve të regjimit totalitar “mbretëronte” udhëheqja dhe fjala e një individi që shihej si “idhull” nga shqiptarët, falë propagandës ideologjike apo edhe diktatit të vetë shtetit. Sot, me ndryshimet rrënjësore politike, kjo vlerë negative është çrrënjosur nga mendja e gjithsecilit; tani askush nuk shihet si “idhull i paprekshëm”, përkundrazi, qytetari e bën vetë vlerësimin e tij për drejtuesit e shtetit: e do, e përbuz, apo qëndron indiferent ndaj tij.  Në sistemin e kaluar, shumë vlera të paqëndrueshme imponoheshin “me zor”, duke bërë që njerëzit të trajtoheshin si “turmë”. Kështu p.sh., vlerat fetare të trashëguara ndër shekuj u luftuan deri me dënime masive të klerit, shembje të objekteve të kultit e ndalim të riteve fetare; në diktaturë ishte e ndaluar letërsia apo kultura “rozë”, pse jo edhe ajo erotike, ishte e ndaluar piktura kubiste e surrealiste apo çdo lloj rryme arti e ashtuquajtur “dekadente”, sikurse muzika perëndimore apo edhe moda “e huaj” në veshje dhe në paraqitjen e jashtme; censura ishte në shkallë të lartë dhe shpesh herë liberalizmi dënohej me masa ekstreme. Për fatkeqësinë tonë, diktatura na çoi në rrënimin e shumë vlerave origjinale, duke i fshirë ato nga memorja historike dhe kulturore e qytetërimit tonë. Ndonëse shqiptarët janë zgjuar nga “gjumi tragjik” gjatë këtyre viteve të tranzicionit, ata nuk janë çliruar ende plotësisht nga “hipnoza” 50-vjeçare,” shkruan Dhima.

Antropologjia, kërkimi i një jete

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas