Kryesore, Mapo Letrare

Botimi i Mapo Edition: ‘Pusi’ i Kim Mehmetit merr Çmimin e Madh të Karrierës

Shkrimtari Kim Mehmeti është vlerësuar me Çmimin e Madh të Karrierës në edicionin e 21 të Panarit të Librit. Shkrimtari është vlerësuar me romanin “Pusi” nga Mapoedition me motivacionin “Për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike që karakterizon romanin “Pusi” si dhe gjithë veprat e tij letrare”. Më herët Mehmeti pati gjatë këtij panairi dhe promovimin e kolanës së plotë të veprës së tij nga Logos A.

Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit shkoi për autorin Brajan Sukaj për romanin “Ciklopi” me motivacionin :”Për ndjeshmërinë e thellë njerëzore përmes një ligjërimi sa real aq edhe fantastik”. Çmimi për përkthimin më të mirë shkoi për Donika Omarin për përkthimin e romanit “Nga ana e princeshës së vdekur” të autores Kenize Mourand me motivacionin “Për shqipërimin dhe gërshetimin mjeshtëror të identitetit gjuhësor e artistik”.



Çmimi inkurajues iu dha dy krijuesve të rinj Iva Nikolli me romanin “Vetëm për ty” dhe Flogerta Krypi me romanin “Gjithçka rreth asgjësë”. Poeti Zef Skiro Di Maxho u vlerësua me  çmimin special për “Poema Arbëreshe”. Kurse çmimin për shqipërimin më të mirë nga gjuha franceze i shkoi Ilia Lëngun, për përkthimin e veprës  “Të drejtët” nga Albert Camy.

Kim Mehmeti: Burrat shqiptarë mbijetuan mbi shpinën e gruas

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas