Kryesore, Sport

Botërori i ‘F1’, Hamilton niset nga Pole Position në Teksas

Piloti britanik Lewis Hamilton, arriti të sigurojë startin e garës nga vendi i pare, pasi fitoi provat zyrtare në Çmimin e Madh të Teksasit, pas një dueli me Ferrarin, të cilin kishim kohë që nuk e shihnim.

1 minutë 32 sekonda e 237 të mijtat ishte koha e regjistruar nga Hamilton në këto kualifikuese që la pas Sebastian Vettel me vetëm 61 të mijtat në shumë ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Kimi Raikkonen me 70 të mijta më shumë se Hamilton, për të cilin ky ishte pole position i tij i 81 në karrierë.



Në pistën e Austin ai që do të jetë përkrah Hamilton në vijën e parë të startit dhe që do të kërkojë t’i prishë britanikut festën për titullin botëror do të jetë pikërisht Kimi Raikkonen pasi Sebastian Vettel për shkak të penalizimit të tij do ta nisë garën 3 pozicione më poshtë, nga vendi i pestë.

Nëse britaniku nuk gabon dhe nëse Vettel nuk do të arrijë të ngjitet në vendin e tretë, atëherë piloti i Mercedes do të shpallet automatikisht kampion bote. Valtteri Bottas do të niset i treti në garë i ndjekur nga Daniel Ricciardo me Red Bull.

Max Verstappen ishte i pafat në provat zyrtare të Austin. Holandezi pasi kaloi me lehtësi sesionin e parë të kualifikueseve, nuk doli më në pistë për shkak të problemeve në makinën e tij, kështu që do të nisë garën nga vendi i 15 para Fernando Alonsos.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas