KMR

Botërori/ Berberi serb bëhet viral në rrjetet sociale, portrete futbollistësh në kokat e tifozëve

Një berber në Serbi i quajtur Mario Hvala ka gjetur mënyrën sesi të bëjë sensacion në prag të Botërorit që nis nesër në Rusi.

Me artin që krijon në kokën e klientëve të tij ai ka arritur të bëhet mjaft popullorë në rrjetet sociale.



Kushdo që e frekuenton ka mundësinë të bëjë tatuazh në kokë idhullin e tij, një mënyrë kjo për të treguar edhe skuadrën që mbështesin në këtë botëror.

Edhe pse pjesëmarrëse do të jetë Serbia dhe Rusia futbolldashësit në qytetin e Novi Sad zgjedhin që në kokat e tyre të bëjnë portretet e Lionel Messi-t apo Cristiano Ronaldo-s.

“Duhen 5 deri në 7 orë për një portret. Kur bëra në kokën e dikujt Cristiano Ronaldo-n mora shumë komente pozitive dhe njerëzit ishin të habitur”,- u shpreh Hvala për “AFP”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas