Aktualitet, Kryesore

Borxhet e Enver Hoxhës, mbetën edhe 60 mln USD për t’u shlyer

Janë 60 mln dollarë borxh i mbetur i Shqipërisë nga periudha e komunizmit.

Deri tani janë shlyer nga 230 mln dollarë, vetëm 170 mln. Pjesë e këtij borxhi është edhe shuma prej 3.5 mln dollarësh që vendi ynë i ka Sllovenisë. Komisioni kuvendor i Ekonomisë dhe Financave miratoi ditën e djeshme marrëveshjen për shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Sllovenisë. Xhentil Demiraj, drejtori i Menaxhimit të Borxhit Publik, vuri në dukje se borxhi i trashëguar nga komunizmi është 230 milionë dollarë. Ai bëri me dije se Ministria e Financave po negocion me palët për kushtet e shlyerjes së këtij borxhi. Marrëveshja në fjalë riskedulon borxhin e vjetër ndaj Sllovenisë, krijuar nga marrëdhëniet tregtare në klering. Shuma e borxhit prej 3.5 milionë dollarësh ka një afat dyvjeçar shlyerjeje.



PasPara

3 komente

  1. Sllovenise???? Sllovenia nuk ishte shtet sovran ne ate kohe po pjese e Jugosllavise. Te pakten tregohuni me specifike.

  2. Mir borxhet qe me te drejte po i paguajme nje me nje!! Po ate arin qe ju konfiskua mbretit sikur te na e rikthente dikush……nuk do te ishte keq….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas