ShowBiz

Bono i grupit U2 humb plotësisht zërin gjatë koncertit në Berlin

Një humbje zëri e menjëherë për Bono dhe grupi i njohur U2 ka qenë i detyruar të ndërpresë koncertin e dytë live në Berlin, vetëm disa minutash pasi spektakli kishte nisur.

“Na vjen shumë keq për anulimin e këtij koncerti”, ka komunikuar grupi në webin e tij zyrtar. ’Bono ishte në superformë dhe mezi prisnim të shijonim muzikën live, por pas disa këngësh, ai ka humbur plotësisht zërin. Nuk e dimë akoma çfarë ka ndodhur dhe do kërkojmë këshillën e mjekut’. Fansat kanë mbetur të befasuar dhe në ankth nga e gjitha kjo.



Koncerti i të shtunës 1 shtator ishte i dytë dhe i fundit i grupit në kryeqytetin gjerman, si pjesë e turneut “Experience + Innocence”.
Por pas këngëve të para, 58-vjecari nuk ka mundur më të këndojë. Në fund ka thënë që nuk mund të vazhdonte më.

“E vlerësojmë mirëkuptimin e publikut tonë dhe mbështetjen e të gjithë fansave tanë në Berlin. Do ju përditësojmë shpejt për çdo të re’, thuhet në komunikatë. Në koncertin e parë të Berlinit, Bono kishte dënuar dhunën e ekstremit të djathtë në qytetin gjerman të Chemnitz./BW/

<
>
103261297_7494a197-124a-4947-8c64-8b4c3d16b731-1 180902152151-bono-in-berlin-super-tease bono-1 bono-1400x788
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas