Aktualitet

Bomba në Ambasadën sovjetike/ Hysen Shehu: Majori i tha nënës, pusho bushtër se djalin ta kemi pushkatuar

Hysen Shehu është djali i Tefik Shehut, njëri nga 22 intelektualët që u dënuan me vdekje nga Gjykata e Lartë ushtarake në Tiranë më 27 shkurt të vitit 1951.

Në fakt, pushkatimi i grupit të intelektualëve ishte realizuar në urën e Beshirit një ditë para këtij vendimi, pasi u lidh nga regjimi me të ashtuquajturën “ngjarja e bombës në Ambasadën sovjetike”.



Hyseni ka rrëfyer të mërkurën në emisionin ‘Opinion’ historinë e trishtë të familjes së tij gjatë periudhës së regjimit komunist.

Jemi munduar përmes nënës të merrnim vesh të vërtetën, mbi të gjitha të dija se ku është babai im. Edhe gjyshja që kishim na vdiq aty, mungesë ushqimi, u paralizua kryesisht pas pushkatimit, ajo e pyeti nënën time, ku po na çojnë bijë, ndërsa major Pashari i thotë: Pusho bushtër, djalin t’a kemi pushkatuar. Ajo nuk kishte dijeni se djalin ia kishin pushkatuar”,-rrëfen Hyseni.

Në lidhje me mungesën e babait në familje, Shehu shprehet se nëna i tregonte se i ati i kishte ndërruar jetë gjatë një aksidenti. Ai tregon se historinë e vërtetë e mësoi përmes policit që i ruante shtëpinë, në moshën 7-vjeçare.

Hedhja e një sasie dinamiti në oborrin e Ambasadës sovjetike, sot Ministria e Arsimit, u pasua me arrestime masive në kryeqytet, e më pas edhe me pushkatimin e intelektualëve, që u konsideruan nga regjimi si pjesë e një grupi, pavarësisht se ata nuk kishin njohje me njëri-tjetrin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas