Kryesore

‘Boll atyre që refuzojnë dialogun me urdhër…’, ja si i përgjigjet Rama studentes në ‘FB’






               Publikuar në : 21:46 - 09/12/18 |
mapo.al

Pas kërkesës për dialog dhe të disa reagimeve të bëra më herët ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentet të një studenteje në Facebook, e cila ndër të tjera shkruan se nuk do të pranojnë as “dialogje” e as “negociata”, ndërsa shton se kërkesat e tyre janë të qarta dhe pa ndasi partiake.


Ju pate, shohim edhe ne, ju degjuat, degjojme edhe ne, ju keni te drejte te na thoni boll neve, po kemi edhe ne te drejte t’u themi boll atyre qe bejne telefonin e prishur me urdher nga partite, kunder Dialogut”,- shkruan kreu i qeverisë ndër të tjera.

Replikat në Facebook:

Studentja: Ne pame, degjuam, boll me!

Na degjoni ju ne. Ne spranojm dialogje as negociata. SKA LIDHJE PARTIAKE KËTU. Kerkesat jane te qarta pa anesi politike. Mos njollosni nje PROTESTE kaq te paster per interesat tuaja e aq me teper te talleni me dialogje fejzbuku z. Kryeminister.

Eshte shume e thjeshte.

Veproni sic duhet, pranoni kerkesat. Cfare i mbetet dialogut ?

Edi Rama: Mos u shqetesoni, ne s’njollosim asgje, perkundrazi, kur te me gjesh ne historine e pas vitit ’90 nje qeveri tjeter qe i ka trajtuar me kaq respekt te rinjte protestues, me shume se njehere, atehere dakord, flasim edhe per njolla😊 Por ama ju pate, shohim edhe ne, ju degjuat, degjojme edhe ne, ju keni te drejte te na thoni boll neve, po kemi edhe ne te drejte t’u themi boll atyre qe bejne telefonin e prishur me urdher nga partite, kunder Dialogut🤫Kjo s’do te thote qe ju personalisht jeni nje nder ta apo se te gjithe jane si ata, jo fare nuk ju akuzon askush per kete, por ama nga ana tjeter, ju s’keni asnje lloj te drejte te na akuzoni ne, mu ashtu sic eshte ne stilin me te shemtuar te politikaneve nga te cilet pretendoni se jeni larg, shume larg – e me te vertete mund te jeni shume larg, po ne gjuhen qe perdorni ketu jeni aq afer, oh sa afer🙄 

Edhe dicka: Une nuk kam interesa te tjera pervec atyre qe perfaqesoj e mbroj boterisht, doni ju s’doni ju dhe pavaresisht se c’mund te mendoni e degjoni a thoni ju, apo edhe e tere bota po te mblidhet bashke! Dhe une nuk tallem me dialogje fejzbuku, sic shkruani ju, qe e keni fort te lehte mesa shoh te beni te ofenduaren qe ofendon, po perkundrazi, jam ne kerkim te pales perballe per te folur per ceshtjet. Nje gje duhet ta dini ju, ne historine e protestave studentore ne bote, kjo eshte e para ku studenteve u thuhet qe diten e pare hajdeni te flasim dhe studentet rrine kater dite ne rruge duke bertitur s’duam te flasim😳 A nuk vjen pak ere jo fort te mire ky refuzim per te folur?!

Studente qe s’duan te flasin per ate qe kerkojne?! Studente qe s’duan te perballen me argumenta e te debatojne per qellimet e protestes se tyre dhe mekanizmat e realizimit te qellimeve?! Boh! Kjo eshte e padegjuar dhe me falni, po jo vetem Erion Braçja (qe eshte edhe nje majtist i paepur pervec te tjerash, e qe ma ha shpirtin ne nje ore per interesat tuaja, me shume se sa ju te gjithe ne kater dite) ka te drejte ne ato qe thote, po une besoj se gjithnje e me shume njerez te arsyeshem, po i’a bejne vetes pyetjen: Ku e kane hallin keta qe s’duan Dialog? Çudi eee?

E pra jo, mua s’me vjen çudi, sepse Erioni ka te drejte ne ato qe thote dhe ka thene shume me pak nga ato qe ai, une e shume te tjere dime tanime, per xhagajduret qe e kane marre ne kontroll protesten, duke bllokuar me megafon komunikimin😉 S’ka problem, protesta eshte ajo qe nisi spontanisht dhe jane ata qe e mbeshtesin per qellimet qe po thuhen, jo per qellimet qe ende s’jane thene, por do thuhen pak e nga pak. Ne na intereson shume pjesa e pare, ku uroj te beni pjese edhe ju vete, ndersa me kete tjetren jemi mesuar. Çfare i mbetet Dialogut? Sikur edhe kaq sa pe e lexove ne postimet e mia te kishe ndjekur me vemendje, do dilnin e tepronin per Dialogun. Po nejse, neser ne fejzbuk ju do me ndiqni

Ky koment eshte vecanerisht i gjate, sepse s’eshte vetem per Dean, po per te gjithe qe jane sic ajo thote se eshte

445588585847748


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. Cfare do dale nga dialogu? Protesta eshte per superkeq qeverisje ne arsim. Nqs nuk sheh kete fenomen atehere eshte i kote dialogu. Kerkohet veprim e reagim i shpejte i qerrevise nga studentet. Ky eshte qellimi i protestes. Veting nga ministrja e deri te punonjesi me i vogel i bazes materiale ne konvikte. Direkt ne prokurori denoncimet me emra pedagogesh. Te gjitha fondet qe mbledh bashkia si takse per arsimin dhe fondin qe mblidhet nga tarifat qe paguajne studentet per arsimin, deri te komisionet per pagesat ne banke, mblidhi e skanoji urgjent. Ky eshte veprim. Jo muhabete boshe. Kete kerkon edhe ambasada amerikane, prandaj nuk guxon me preke protestuesit

    Përgjigju ↓
CLOSE
CLOSE
Pas