Kryesore

Bojkoti pas 28 qershorit, edhe LSI merr vendimin…

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet t’i bashkohet vendimit që po formësohet dita ditës në PD se Kuvendi duhet bojkotuar sa kohë që nuk ka reflektim nga ana e mazhorancës për largimin e Fatmir Xhafajt.

Edhe LSI-ja po shqyrton periudhën e bojkotit pas datës 28 qershor sa kohë që deri në këtë datë, Shqipëria pret që t’i hapen ose jo negociatat me Brukselin.



Burimet nga LSI njoftojnë se kjo forcë politike mbështet bojkotin por pas datës 28 qershor.

Në fakt interesante është se koha pas 28 qershorit për punimet parlamentare nuk do të jetë aq e gjatë. Me gjasë Kuvendi do t’i vijojë punimet deri në mesin e muajit korrik.

Që do të thotë se bojkoti i opozitës nuk do të luajë të njëjtën peshë si aktualisht.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas