Aktualitet

Bllokohet një furgon i vjedhur në Serbi

Policia e Elbasanit ka bllokuar furgonin me targë El 6740 B, në pronësi të F.Gjinit, 53 vjeç, me banim në Linas të Elbasanit, i cili nga verifikimet rezulton se është vjedhur në Serbi në vitin 2000. Pronari shprehet se furgonin e ka blerë konform të gjithë rregullave dhe me dokumentacion të rregullt, por nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se ky mjet është vjedhur në Serbi. Për rastin në fjalë është ngritur akuza e trafikimit të mjeteve motorike. Gjatë muajve të fundit në Elbasan janë bllokuar mbi 40 automjete, të cilat rezultojnë të vjedhura në Serbi. Automjetet kanë qenë poseduar kryesisht nga kosovarë dhe u janë shituar shtetasve shqiptarë. Por, me hyrjen e Serbisë në rrjetin e informimit rezulton se mjaft prej tyre kanë qenë vjedhur në këtë shtet. Ende nuk dihet se si do të veprohet me këto raste, pasi pronarët shprehen se kanë mbi 10 vjet që punojnë e kanë në pronësi këto mjete dhe askush nuk u ka thënë asgjë. F.S.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas