Kryesore, Sociale

Bllokohet aeroporti i Beogradit, fluturimi nga Tirana devijohet në Rumani

Një avion i linjës ajrore “Air Serbia”, me itinerar nga Tirana drejt Beogradit që është nisur mëngjesin e kësaj të mërkure në orën 4:35, nuk ka mundur të mbërrijë në kryeqytetin serb, por ka devijuar fluturimin përkohësisht në Rumani.

Shkak është bërë mbyllja e përkohshme e Aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd, si pasojë e disa problemeve teknike të një avioni të kompanisë “Egypt Air”.



Lajmi konfirmohet nga autoriteti aeroportual serb, që sqaroi se avioni “Boeing 737-800” zbriti pa pasagjerë në orën 4:11 në aeroportin e kryeqytetit serb. Avioni mbeti i ndalur në pistë për shkak të problemeve teknike.

Disa ekspertë teknikë kanë ndërhyrë sipas procedurave të parashikuara në të tilla raste. Të gjithë avionët e linjës serbe “Air Serbia” janë devijuar nëpër aeroporte të ndryshme të rajonit.

Fluturimet nga Tirana e Athina u devijuan në Timishoara të Rumanisë: ato nga Nju Jorku në Zagreb të Kroacisë; nga Bejruti në Sofje të Bullgarisë; ndërsa fluturimet nga Larnaka (Qipro), Selaniku, Shkupi dhe Bukureshti drejt Nishit. Drejt Timisoarës janë devijuar edhe fluturimet nga Abu Dhabi, ndërsa në Budapest u dërgua fluturimi i mëngjesit nga Hurghada.

Ndërkohë, të gjithë ata që kishin planifikuar nisjen nga Beogradi për në destinacione të tjera do të informohen nga autoriteti aeroportual në vend.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas