Kronika

Bllokohen 145 mijë paund në Qafë- Botë

Policia dhe Dogana kanë bllokuar ditën e sotme në Qafë- Botë 145 220 Paund, ndërsa në pranga ka rënë një 25-vjeçar.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Denis Duro, 25 vjeç banues në Korçë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
“Pas kontrollit të imtësishëm dhe me skaner të bërë në Kakavije, në disa lavatriçe, Policia dhe Strukturat operativo – hetimore të Doganës, gjetën dhe sekuestruan 145 220 Paund anglezë dhe skocezë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Denis Duro dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas