Kryesore

Blenë zjarrfikëse pa mjetet shpëtuese, detaje të reja nga shpërdorimi i miliona lekëve në Portin e Durrësit

Pasditen e djeshme u bë e ditur se Drejtoria Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit dhe Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kanë nisur procedimin penal për 10 zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë në tendera’’.

Detaje të reja dalin në dritë për 10 personat me funksione të rëndësishme në Autoritetin Portual Durrës, më i rëndësishmi prej të cilëve, ish-drejtori ekzekutiv Aleksandër Lipivani.



Sipas grupit të hetimit, zyrtarët e Portit të Durrësit blenë 60 milionë lekë (të rinj) mjetin zjarrfikës, të cilit i mungonin mjetet shpëtuese kundra zjarrit. Mjetit super të shtrenjtë i mungonin pjesë të ndryshme si kazma, lopatat, kaskat dhe mjete të tjera që shërbenin për fikjen e zjarrit.

Pra, drejtuesit e Autoritetit portual Durrës blenë një mjet që nuk ishte në funksion.

“Ish-drejtuesit e autoritetit Portual Durrës, të cilët po ndiqen penalisht pasi gjatë ushtrimit të detyrës janë përfshirë në veprime të kundra-ligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje të automjetit zjarrfikës, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës. Ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote të tenderit, ka dokumentuar se ofertat nuk ishin të rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik. Ndërsa në lotet për blerjen e mjeteve auto-ambulancë dhe zjarrfikës, rezulton se mungojnë pajisjet shtesë dhe shpëtuese kundër zjarrit”, sqaroi prokuroria.

Hetimi ka provuar gjithashtu se kërkesa për këto mjete ishte e paargumentuar, nisur nga domosdoshmëria për to. Gjithashtu është dokumentuar se nuk ishte kompetencë e këtyre Drejtorive, përcaktimi i fondit për blerjen e automjeteve, fakt që ngarkon me përgjegjësi titullarin i institucionit.

Duke vijuar më tej me tenderat, ka dyshime të dokumentuara se specifikimet teknike nuk kanë krijuar kushte për barazi dhe prishën konkurrencën në procedurën e prokurimit publik. ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin e zyrtarëve dhe personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Të proceduarit janë:

-Aleksander Lipivani, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës.

-Stavri Tagani, 58 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike, Autoritetin Portual Durrës.

-Naim Hoxha, 61 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Inxhinier mekanik në Sektorin Operativ dhe Mjeteve Teknike në Autoritetin Portual Durrës.

-Lumturi Koka, 51 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, ekonomiste në Sektorin e Terminalit Perëndimor në Autoritetin Portual Durrës.

-Erion Keçi, 33 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës.

-Joana Ramadani, 35 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, Juriste në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës.

-Arian Myderrizi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ish-Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës.

-Auert Koka, 36 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Autoritetin Portual Durrës.

-Shefqet Xhixha, 55 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, ish-Zëvëndësdrejtor i Forcës së Sigurisë në Autoritetin Portual Durrës.

-Ylli Kërtusha, 66 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Ish-Specialist i blerjeve të vogla. (FAXWEB.AL)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas