Media

Blendi Fevziu tregon pasionin për zhytjen dhe flet për dashurinë e parë

Blendi Fevziu ishte turisti VIP që ndaloi sot në “Pushime on Top”. Duke shijuar plazhet e jugut shqiptar, në Dhërmi, ka zgjedhur që ditët e nxehta t’i kalojë me familjen.

Fezviu përtej kostumit zyrtar, nuk tregon nëse është një person romantik, por kur u pyet për dashurinë e parë tregoi se nuk ka qenë bashkëshortja.



“Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend” tha ai.

Fevziu u ndal edhe tek një pasion pa të cilin duket se nuk bën dot, udhëtimet. “Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”.

Në interviste me Ori Nebijajn, gazetari i njohur tregoi per pasionin e eksplorimit nënujor.

“Prej vitesh bëj zhytje. E shijoj shumë këtë sport, më pëlqen të njoh bukuritë dhe botën nënujore” tha Fevziu.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas