Kryesore, Mapo Format

Biznesmeni u flet troç studentëve te ceremonia e diplomimit në UET, fjalimi bëhet hit në rrjet

Universiteti Europian i Tiranës vazhdoi traditën e fjalimeve pikante të nisjes së karrierës, në ceremoninë e diplomimit të brezit të dhjetë të studentëve.

Këtë herë ishte ftuar një nga biznesmenët më të njohur në vend, Grigor Joti.



Një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri ishte shumë direkt në fjalimin e tij dhe kjo duket se është arsyeja se përse ai është bërë hit në rrjet.

Grigor Joti u shpreh në mënyrë të sinqertë në lidhje me sfidat dhe realitetin e tregut të punë, që i pret studentët e sapodiplomuar.

“Që të jem i sinqertë me ju, unë kam qenë pedagog matematike dhe kam ngelur studentë në klasë, e kam bërë dhe këtë. Kështu jemi ne të matematikës, edhe në biznes nuk jemi shumë tolerantë. Ju duhet të bëni hesapet mirë që kur të filloni punën, nuk do keni më këta pedagogët e mirë dhe tolerantë, por do keni disa shefa të “shpifur” si puna ime që do ju kërkojnë llogari e do ua nxijnë jetën.”

Në një fjalim të shpenguar dhe të çliruar nga klishetë ai u ka dhënë disa studentëve edhe disa këshilla.

“E vërteta është se ju keni shumë të drejtë të jeni të kënaqur e të lumtur sot, sapo kompletuat një detyrë shumë të rëndësishme të jetës suaj, në gjuhën e biznesit keni bërë investimin kapital kryesor. Tani do merrni rezultatet e këtij investimi. Dikush që do dojë një jetë të qetë e modeste, që me diplomën e UET mund të zërë një punë të mirë me një rrogë të mirë të krijojë një familje, por gjithsesi do t’i duhet të numurëojë ditët derisa të marrë rrogën tjetër. Nëse e doni suksesin atëherë emri i lojës është punë, punë, punë. Edhe këtu në letër fjalën punë e kam shënuar me gërma kapitale. E di që nuk po ju them ndonjë gjë të re. Por kjo është, ju siguroj se nuk ka një rrugë tjetër. Duhet edhe fat, por ju siguroj që fati shkon tek ai që punon.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas